Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të premten se ai ka bërë “shërbim të mirë” kur ka shkarkuar James Comey nga pozita e drejtorit të FBI-së, transmeton Reuters.
Deklaratat e Trumpit kanë ardhur pas raportit të Inspektorit të Përgjithshëm, Michael Horowitz, lidhur me hetimet e FBI-së për emailet e kandidates demokrate në zgjedhjet e fundit presidenciale, Hillary Clinton.
Horowitz ka deklaruar në raportin 500 faqe se Comey ka bërë “gabime serioze në gjykim” kur ka njoftuar se do të rifillojë hetimet ndaj Clinton para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale.
Derisa raporti është cilësuar i turpshëm për FBI-në, i njëjti është konsideruar edhe si ndihmesë në përpjekjet e Trumpit për të diskredituar këtë agjenci në hetimet për Rusinë.
“Raporti i Inspektorit të Përgjithshëm, është katastrofë totale për Comeyn, përcjellësit e tij dhe fatkeqësisht për FBI-në”, ka thënë Trump përmes një postimi në Twitter.
“Unë kam bërë punë të mirë që kam shkarkuar atë”, është shprehur presidenti amerikan.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...