Google ADS

Presidenti sirian bën një vizitë të papritur në Moskë, mirëpritet nga Putini

17:26 | 25 Korrik 2024
R J

Presidenti rus Vladimir Putin, është takuar me homologun e tij sirian Bashar al Assad në Moskë.

Kjo pas gjatë një vizite të papritur të presidentit të Sirisë që u njoftua nga Kremlini të enjten në mëngjes.

Pamjet e shpërndara në Telegram nga shërbimi për shtyp i presidentit rus treguan dy liderët duke buzëqeshur dhe duke shtrënguar duart, përpara se të ulen dhe të bisedojnë përmes përkthyesve të tyre përkatës.

“Më vjen shumë mirë që ju shoh”, dëgjohet Putini duke iu drejtuar mysafirit të tij.

Duke iu referuar Lindjes së Mesme, ai shton: “Më intereson shumë mendimi juaj se si po zhvillohet situata në rajon në tërësi”.

“Fatkeqësisht, ka një tendencë drejt përshkallëzimit, ne mund ta shohim këtë. Kjo vlen edhe drejtpërdrejt për Sirinë”.

Rusia ka qenë një aleat kyç për presidentin Assad gjatë luftës civile siriane, duke e ndihmuar atë të rimarrë kontrollin mbi vendin pas një kryengritjeje që filloi në vitin 2011.

Assadi tha se vizita shënoi përvjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Moskës dhe Damaskut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme