Presidenti rus ftohet nga Shtetet e Bashkuara për vizitë

14:27 | 26 Tetor 2018
A. B.

Shtëpia e Bardhë e ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin në Uashington, ka deklaruar këshilltari amerikan për siguri kombëtare John Bolton.

“E kemi ftuar presidentin Putin në Uashington”, ka thënë Bolton në Tbilisi, transmeton agjencia Hina.

Për momentin nuk dihet se a ka pranuar Putini ftesën.

Putin dhe presidenti amerikan Donald Trump janë takuar disa herë në margjinat e tubimeve multilaterale, por kanë pasur vetëm një samit bilateral në Helsinki në korrik.

Pas takimit në Helsinki, kritikët e Trumpit, madje edhe anëtarët e partisë së tij, kanë thënë se presidenti amerikan nuk është në nivelin e Putinit.

Trump dhe Putin planifikojnë ta mbajnë një takim bilateral në Paris më 11 nëntor në margjinat e shënimit të përvjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme