Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan po përdorin çdo lloj të mundësive për dialog në drejtim të zgjidhjes së situatës në Siri.
Putin në konferencën për media pas Samitit të Liderëve G-20 në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, u përgjigj në një pyetje të gazetarëve lidhur me arsyen e takimeve të shpeshta me presidentin turk Erdogan.
“Po përdorim çdo lloj të mundësisë për t’u takuar dhe për të biseduar, përfshirë zgjidhjen e situatës në Siri.
Po flas për formimin e Komitetit kushtetues. Puna kërkon një durim shumë të ndjeshëm dhe të madh. Me të vërtetë po e realizojmë këtë. Po ecim me shumë kujdes”, tha Putin.
Gjatë diskutimit për çështjen e themelimit të Komitetit kushtetues të Sirisë, sipas Putin duhet të llogariten pozicionet dhe pikëpamjet e ndryshme. “Duhet të marrim në konsideratë edhe pozicionin e partnerëve tanë iranian. Për këtë arsye këto janë punë të vështira dhe në drejtime të ndryshme. Por, kjo përpjekje po vazhdon dhe padyshim se vazhdimi sjell nevojën e negociatave”, tha Putin, raporton AA, përcjell Klan Kosova.
Ai foli edhe në lidhje me gjendjen e fundit në Idlib. “Gjendja në Idlib na bën të shqetësohemi. Shohim se patnerët tanë turq atje nuk mund të jenë të suksesshëm plotësisht. E shohim se ata po përpiqen të krijojnë një rajon të çarmatosur. Shpresojmë se forcat tona speciale dhe ministrat e Mbrojtjes do ta zgjidhin sa më shpejtë këtë çështje”, tha presidenti rus.
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...