Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, pritet të njoftojë më 20 qershor se do të heqë dorë nga gara për t’u bërë shef i ardhshëm i NATO-s.
Ai është pengesa e vetme në rrugën e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, për ta marrë postin e sekretarit të Përgjithshëm të aleancës ushtarake.
Duke folur në Bukuresht më 19 qershor, pas një takimi me presidentin italian Sergio Mattarella, Iohannis tha se së pari do të bisedojë rreth vendimit të tij me Këshillin Suprem të Mbrojtjes Kombëtare të Rumanisë dhe pastaj do ta bëjë atë publik.
Më herët gjatë ditës, Hungaria dhe Sllovakia thanë se do ta mbështesin Rutten, duke e lënë Rumaninë shtetin e vetëm në mesin e 32 vendeve anëtare të NATO-s që nuk e ka mbështetur liderin holandez 57-vjeçar./rel
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...