Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia do të reagoj në mënyrë “asimetrike” nëse SHBA-të përdorin raketa të shkurta dhe të mesme në Evropë.
Në adresimin e tij në Asamblenë Federale në Moskë, Putin tha se prania e raketave të SHBA-ve në Evropë, të aftë për të goditur Moskën në 10 minuta, përbëjnë një kërcënim për sigurinë e Rusisë, transmeton AA.
Rusia, shtoi ai, nuk do të ishte e para që do të vendoste raketa të tilla në Evropë, duke paralajmëruar se një veprim i tillë nga ana e SHBA-ve do të rrezikonte sigurinë ndërkombëtare.
“Në këtë rast, ne do të duhet të sigurojmë masat asimetrike. Rusia do të jetë e detyruar të krijoj dhe të vendos armë që mund të arrijnë jo vetëm ato territore nga të cilat do të kemi një kërcënim të drejtpërdrejtë”, theksoi Putin, duke shtuar “por, edhe në ato territore ku ka qendra vendimmarrëse për përdorimin e sistemeve të raketave që na kërcënojnë neve”.
Putin po ashtu njoftoi zhvillimin e një rakete të re supersonik, të aftë për të udhëtuar në nëntë herë shpejtësinë e zërit dhe që mund të lëshohet nga nëndetëset.
– Putin përshëndet marrëdhëniet e Moskës me shtetet aziatike
Putin po ashtu përshëndeti marrëdhëniet e Moskës me shtetet aziatike, duke i përshkruar marrëdhëniet ruso-kineze si “një faktor stabilizues në çështjet botërore” dhe duke iu referuar Indisë si “një partner strategjik dhe veçanërisht i privilegjuar”.
Ai po ashtu theksoi dëshirën e vendit të tij për të krijuar një traktat paqeje me Japoninë e bazuar në “kushte të pranueshme reciprokisht”.
Moska, shtoi ai, tani është duke pritur hapat e BE-së që synojnë “rivendosjen e bashkëpunimit normal politik dhe ekonomik”.
– “Sfida kryesore”
Putin më tej përshkroi krizën demografike që tani po përballet Rusia si “sfidë kryesore të vendit”.
Ai propozoi disa rekomandime për zgjidhjen e krizës, duke përfshirë rritjen e pagesave të mirëqenies ndaj fëmijëve, përjashtimet nga taksat dhe përmirësimet në sistemin e shëndetit publik.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...