Vetëm Ukraina ka të drejtë të vendosë për të ardhmen e saj, tha presidenti polak Andrzej Duda para parlamentit ukrainas sot në Kiev, ndërsa u bë lideri i parë i huaj që mban një fjalim fizik në parlamentin ukrainas që nga pushtimi rus më 24 shkurt.
Kievi ka përjashtuar një marrëveshje paqeje që përfshin lëshimin e territoreve dhe ka hedhur poshtë thirrjet për një marrëveshje armëpushimi që do t’i lejonte forcat ruse të qëndronin në territoret e pushtuara nga Moska me arsyetimin se thjesht do t’i jepte kohë për të riorganizuar forcat e saj.
“Ka zëra alarmante që thonë se Ukraina duhet të dorëzohet ndaj kërkesave të Putinit. Vetëm Ukraina ka të drejtë të vendosë për të ardhmen e saj, asgjë për ju pa zërin tuaj,” tha presidenti polak.
Komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë tërheqjen e plotë të trupave ruse nga territori ukrainas, tha ai.
“Nëse Ukraina sakrifikohet për arsye ekonomike ose për ambicie politike, qoftë edhe një centimetër të territorit të saj do të jetë një goditje e madhe, jo vetëm për kombin ukrainas, por për të gjithë botën perëndimore,” tha ai.
Duda po bën fushatë që Ukrainës t’i jepet statusi i kandidatit sa më shpejt të jetë e mundur.
“Nuk do të pushoj derisa Ukraina të bëhet anëtare e BE-së ”, tha Duda.
Presidenti polak ka vizituar Kievin pas shpërthimit të luftës në prill ku u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Pas kthimit të tij, Duda akuzoi Rusinë se kishte nisur një “luftë totale” në Ukrainë. Ai vizitoi në prill vendin bashkë me presidentët e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...