Presidenti kroat, Zoran Milanoviç përsëriti qëndrimin e tij kundër dërgimit të ushtarëve kroatë në Ukrainë si pjesë e një misioni të NATO-s për të trajnuar forcat e Kievit.
Duke folur për gazetarët në kuadër të samitit rajonal ballkanik që po zhvillohet sot në Tivat të Malit të Zi, Milanovic kritikoi një mision të tillë të Aleancës Atlantike.
”Derisa të jem president, nuk do të miratoj asnjë dërgim të ushtarëve kroatë në Ukrainë”, tha Milanoviç, sipas të cilit “një mision i NATO-s për të trajnuar ushtarët ukrainas të përfshirë në konfliktin me Rusinë është absurditet”.
Sipas mendimit të tij, “çdo ndërhyrje e NATO-s në konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë, me dërgimin dhe vendosjen e ushtarëve për të trajnuar ukrainasit është një aktivitet luftarak”.
”Ky është qëndrimi im. Unë jam qartazi kundër gjithë kësaj”, shtoi ai.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...