Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Joe Biden po feston 78-vjetorin e lindjes dhe kur të marrë detyrën për dy muaj, ai do të jetë presidenti më i moshuar amerikan në histori, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas dy muajsh, ai do të marrë përsipër një shtet, i cili është përballur me krizën më të rëndë shekullore të shëndetit publik, papunësinë e lartë dhe problemet racore.
Biden do të përpiqet të mbërrijë një tjetër arritje, t’u tregojë amerikanëve se mosha është thjesht një numër dhe se ai mund të kryejë atë funksion dhe të merret me problemet aktuale.
Biden do të betohet si presidenti më i vjetër në historinë e shtetit, një titull që deri tani ka mbajtur Ronald Reagan, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 1989 kur ishte 77 vjeç dhe 349 ditë i vjetër.
Gjatë fushatës elektorale, Trump (74) nuk e humbi rastin për të theksuar vitet e Bidenit, duke deklaruar se demokratit i mungon zotësia mendore për të udhëhequr kombin.
Disa nga rivalët e Bidenit kanë theksuar nëse ndonjë nga brezi i Bidenit dhe Trumpit është personi i duhur për të udhëhequr një vend i cili ballafaqohet me çështje të tilla si ndryshimet klimatike dhe pabarazitë racore.
Biden premtoi në shtator se ai do të ishte “plotësisht transparent” në lidhje me të gjitha aspektet e shëndetit të tij nëse zgjidhet, por ai nuk tha se si do ta bënte këtë.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend