Që kur Emmanuel Macron është bërë president i Francës në maj të vitit 2017 ai ka harxhuar afro 26 mijë euro në makijazh, një shumë që ka tronditur shumë njerëz.
Revista javore franceze Le Point pretendon që kjo shumë është harxhuar për një artist makijazhi personal i cili ishte punësuar për të “zbukuruar” Macronin, transmeton portali arbresh.info.
Duke iu përgjigjur pretendimeve, pallati Elysee ka thënë për France Info që shifra ishte e lartë, por jo më e lartë se sa e ish presidentëve Hollande e Sarkozy. Gjithashtu ata kanë thënë që do të kërkojnë opsione më të lira në të ardhmen.
Ndërsa nuk është e pazakontë që njerëzit që dalin para kamerave të përdorin kremra për të mbuluar defektet në fytyrë, shumë përdorues të mediave sociale kanë thënë se fatura e presidentit është gjithçka përpos që e përsosur.
Madje disa kanë shfrytëzuar rrjetet sociale që të bëjnë shkak, ku disa iu janë referuar atij si “ToutanMacron” duke aluduar në faraonin egjiptian Tutankhamun./arbresh.info/
https://twitter.com/charlesmartel72/status/900965655695958016?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fblogs-trending-41049340
https://twitter.com/AndrelouisBouju/status/901026354090713088?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fblogs-trending-41049340
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...