Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, e cilësoi të martën krizën mes Rusisë dhe Ukrainës, rezultat të politikave të brendshme amerikane dhe u zotua se trupat kroate, nuk do të jenë pjesë e asnjë konflikti.
Presidenti Milanoviç, tha se Ukraina nuk duhet të bëhet anëtare e NATO-s dhe bëri thirrje për një zgjidhje paqësore të tensioneve që duhet të marrë parasysh edhe interesat e sigurisë së Rusisë.
“Unë kam parë deklarata të ndryshme në të cilat thuhet se NATO-ja, jo vendet veç e veç, jo SHBA-ja, po shton praninë duke dërguar anije zbulimi”, u tha presidenti Milanoviç gazetarëve. “Nuk kemi të bëjmë me të dhe nuk do të kemi të bëjmë asgjë me të. Nëse ndodhë përshkallëzimi (i situatës) do të tërheqim të ushtarët kroatë deri te i fundit”, shtoi ai.
Kroacia është anëtare e NATO-s dhe trupat e saj marrin pjesë në misionet e aleancës jashtë vendit.
Presidenti kroat fajësoi administratën aktuale në Uashington dhe trysninë nga, siç u shpreh ai, “skifterët” e të dyja palëve në skenën politike amerikane, për përshkallëzimin e tensioneve.
“Ne jemi përballë një krize serioze pas së cilës qëndron kryesisht dinamika e politikës së brendshme amerikane”, nguli këmbë presidenti Milanoviç, duke shtuar se “këto ngjarje po zhvillohen në paralarjen e Moskës, kryeqytetin e Rusisë”.
Ai tha se duhet gjetur një zgjidhje për të garantuar sigurinë dhe mbështetjen ekonomike të Ukrainës, e cila, sipas tij, duhet të jetë si Suedia apo Austria, sepse “Ukraina nuk i përket NATO-s”, tha ai, duke nënvizuar se ajo është vendi më i korruptuar në botë.
Duhet paqja, tha presidenti kroat i cili është në rivalitet të hapur me kryeministrin e tij, Andrej Plenkoviç.
“Skena politike duhet të qetësohet dhe ekstremistët të mos lejohen të vazhdojnë trysninë mbi politikën, prandaj Kroacia nuk do të marrë pjesë në të. Unë nuk do ta lejoj atë, dhe (Andrej) Plenkoviç le ta kërcënojë Rusinë sa të dojë. Përveçse vizitoi dy herë Ukrainën, ai nuk e di se çfarë po ndodhë. Kroacia duhet të largohet nga zjarri. Kur ka zjarr – mbyllni derën. Kroacia nuk do të jetë një zjarrfikëse”, tha presidenti Milanoviç.
Kryeministri Plenkoviç, tha të martën pasdite se deklaratat e presidentit Milanoviç i kishin tingëlluar sikur të ishin deklarata të ndonjë “nëpunësi rus”.
“Nuk e di për cilët ushtarë po mendon ai? Nuk ka ushtarë kroatë në Ukrainë. Ushtarët kroatë që ishin në Poloni janë kthyer”, tha kryeministri Plenkoviç, duke shprehur keqardhjen për deklarimet e presidentit se “Ukraina është vendi më i korruptuar në botë”.
Politika e Kroacisë, tha ai, është “ulja e tensioneve,parandalimi i konfliktit, mbështetja për tërësinë tokësore të Ukrainës dhe ndihmesa me përvojën e e ri integrimit paqësor për zgjidhjen e çështjes së ri integrimit të territorit të okupuar të Ukrainës”, tha ai./voa/
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë