Ushtria e Kolumbisë ka rritur kontrollin në qytetin Kali, epiqendrën e protestave kundër qeverisë, që po mbahen në këtë shtet për më shumë se një muaj dhe kanë rezultuar me dhjetëra persona të vdekur.
Presidenti Ivan Duque ka urdhëruar trupat ushtarake që të mbështesin policinë në Kali, qytet me 2.2 milionë persona, pas përleshjeve të 28 majit në mes të policisë dhe civilëve të armatosur.
Varfëria dhe menaxhimi i pandemisë nga ana e qeverisë kanë rritur zemërimin në këtë shtet, ndonëse protestat kanë shpërthyer pas propozimit të muajit të kaluar për reforma në taksa, të cilin qeveria veçse e ka tërhequr.
Të paktën 59 persona kanë vdekur në këtë shtet të Amerikës Jugore, duke përfshirë 13 më 28 maj në Kali.
Më shumë se 2,300 civilë dhe personel pa uniforma janë plagosur, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.
Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch ka thënë se ka raportimet kredibile tregojnë se të paktën 63 persona kanë vdekur në këtë shtet, prej nisjes së protestave.
Kjo organizatë e ka konsideruar situatën në Kali, “shumë serioze”.
Përpjekjet e qeverisë për të ndalur protestat kanë qenë të pasuksesshme pasi të rinjtë janë shprehur tejet të zemëruar me shkallën e pabarazisë.
Vlerësohet se një e treta e grup-moshës 14-18 vjeç është e papunë dhe nuk shkon në shkollë.
Ekonomistët thonë që më shumë se 42 për qind e popullsisë me 50 milionë banorë jeton në varfëri./REL
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...