Presidenti i Kinës, Xi Jinping gjatë një fjalimi tha se “ribashkimi” me Tajvanin “duhet të bëhet”.
Xi tha se bashkimi duhet të arrihet në mënyrë paqësore, por paralajmëroi se populli kinez ka “traditë të lavdishme” të kundërshtimit të separatizmit.
Në përgjigje, zyra presidenciale e Tajvanit tha se e ardhmja e këtij ishulli është në duart e popullit të tij, raporton BBC.
Tajvani e konsideron veten shtet sovran. Kina, megjithatë, e sheh Tajvanin si provincë të shkëputur.
Pekini nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e përdorimit të forcës për të arritur bashkimin.
Komentet e presidentit kinez Xi vijnë pasi rreth 150 avionë ushtarakë kinezë fluturuan gjatë javës së kaluar në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit.
Ky fjalim, që Xi e dha në përvjetorin e 110-të të revolucionit që rrëzoi dinastinë e fundit perandorake në Kinë më 1911, ishte me tone më të buta sesa fjalimi në korrik, kur ai u zotua se do të “shtypë” çdo përpjekje formale të Tajvanit për pavarësi.
“Detyra historike për të kompletuar ribashkimin duhet të përmbushet dhe definitivisht do të përmbushet”, tha Xi.
Ai shtoi se dëshiron një bashkim paqësor nën politikën e “një shteti me dy sisteme”, ngjashëm siç është edhe me Hong Kongun.
“Separatizmi tajvanez për pavarësi është pengesa më e madhe për arritjen e ribashkimit dhe rreziku më i madh për përtëritje kombëtare”, shtoi ai.
Por, zyra presidenciale në Tajvan tha se opinioni publik qartazi e ka refuzuar sistemin e një shteti-dy sisteme dhe i bëri thirrje Pekinit që të heqë dorë nga “hapat provokues të ndërhyrjes, ngacmimit dhe shkatërrimit”./rel
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë