Presidenti kinez Xi Jinping tha sot se ai propozoi katër parime për të parandaluar që kriza në Ukrainë të dalë jashtë kontrollit dhe për të rivendosur paqen sa më shpejt të jetë e mundur, raportoi Xinhua.
“Së pari, prioritet duhet të jetë mbështetja e paqes dhe stabilitetit, duke mos kërkuar qëllime egoiste. Së dyti, duhet të qetësojmë situatën dhe të mos i hedhim benzinë zjarrit. Së treti, duhet të krijojmë kushte për rivendosjen e paqes dhe të përmbahemi nga përkeqësimi i mëtejshëm. Së katërti, ne duhet të zvogëlojmë ndikimin negativ në ekonominë botërore dhe të përmbahemi nga minimi i stabilitetit të industrisë globale dhe zinxhirëve të furnizimit”, tha Xi.
Xi u takua me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Pekin, ku të dy liderët shkëmbyen mendime mbi krizën në Ukrainë.
Presidenti kinez theksoi se, sipas situatës aktuale, për të parandaluar përhapjen e konfliktit, të gjitha palët duhet të punojnë së bashku për të rivendosur paqen sa më shpejt të jetë e mundur. Në këtë kontekst, ai propozoi katër parime, shtohet ai./euronews.al
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?