Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, tha se trupat e Organizatës të Traktatit për Siguri Kolektive (CSTO) – organizatë që udhëhiqet nga Rusia – do të nisin të largohen nga vendi më 13 janar.
Trupat e kësaj organizate ishin thirrur për të ndihmuar në stabilizimin e situatës në Kazakistan, shtet që është përballur me trazira që u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve u shndërruan në vdekjeprurëse, në mes të një përballjeje me besnikët e ish-presidentit, Nursultan Nazarbaev.
Në një deklaratë të lëshuar më 12 janar nga CSTO – që përbëhet nga Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizia, Armenia dhe Taxhikistani – u tha se tërheqja e rreth 2,000 trupave nga Kazakistani do të zgjasë të paktën dhjetë ditë.
Më herët gjatë ditës, Toqaev mori pjesë në një mbledhje në Almati të taskforcës për operacione emergjente të këtij qyteti dhe u takua me familjarët dhe kolegët e forcave të sigurisë që u vranë gjatë dhunës. Numri i saktë i personave të vrarë gjatë protestave ende është i paqartë.
Ushtarët e CSTO arritën në Kazakistan javën e kaluar, pasi udhëheqja e këtij shteti kërkoi ndihmë nga blloku ushtarak i udhëhequr nga Rusia, për shkak se protestat u bën të dhunshme në qytetet në mbarë vendin.
Mediat kazake raportuan më 12 janar se edhe 1,700 persona të tjerë janë ndaluar që prej se protestat u shtypën, duke e çuar në total numrin e të ndaluarve në pothuajse 10,000.
Për shkak të krizës, Toqaev më 5 janar shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe kërkoi që CSTO të dërgonte trupa.
Ai pretendon se “terroristë të trajnuar jashtë” vendit qëndrojnë pas protestave, që sipas tij kishin për qëllim ta rrëzonin Qeverinë. Por, analistët kanë thënë se protestat duken se janë një luftë e brendshme për pushtet ndërmjet Toqaevit dhe mbështetësve të ish-liderit, Nursultan Nazarvaev, i cili vazhdon të jetë figurë e fuqishme në vend edhe pse u tërhoq nga udhëheqja e shtetit më 2019.
Pasi e shkarkoi Qeverinë, Toqaev e hoqi Nazarbaevin nga kreu i Këshillit për Siguri Kombëtare, një pozitë mjaft me pushtet në Kazakistan.
Toqaev po ashtu ka shkarkuar kreun e Komitetit për Siguri Kombëtare, Karim Masimov, një prej aleatëve të Nazarbaevit. Masimov është arrestuar nën akuza për tradhti të lartë. Po ashtu edhe zyrtarë të tjerë të lartë të sigurisë janë ndaluar nga autoritetet.
Ndërkaq, ekspertët për të drejtat e njeriut nga Kombet e Bashkuara, më 11 janar i bën thirrje autoriteteve kazake që të ndalin “përdorimin e pakufizuar të forcës, përfshirë forcën vdekjeprurëse ndaj protestuesve”.
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?
Nuk keni kujtesë të fortë? Kështu mund t’ju vijnë në ndihmë ...