Google ADS

Presidenti iranian thirrje vendeve myslimane për vendosjen e një rendi të ri botëror

09:22 | 25 Janar 2024
R J

Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha se konflikti në Gaza tregon se OKB dhe organet e tjera botërore kanë humbur efektivitetin e tyre dhe u bëri thirrje vendeve myslimane dhe kombeve të tjera të bashkohen për një “rend të ri botëror të drejtë”.

Raisi kërkoi izolimin politik dhe ekonomik të Izraelit, duke thënë se “prerja e linjave të shpëtimit” do të ishte një mënyrë efektive për t’i dhënë fund “shtypjes dhe vrasjeve nga Izraeli”.

Gjatë takimit me Rais, Erdogan tha se dyshja kishin diskutuar përfundimin e sulmeve “çnjerëzore” të Izraelit në Gaza dhe nevojën për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në rajon.

“Ne ramë dakord për rëndësinë e hapave  që do të kërcënojnë më tej sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë,” tha ai.

Ai shtoi gjithashtu se kanë rënë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin kundër kërcënimeve ndërkufitare./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme