Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro është takuar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Gjatë takimit të dy liderët kanë diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe edhe çështjet ndërkombëtare, transmeton portali arbresh.info
Vizita e Maduros në Turqi vjen në mes të sanksioneve të rrepta të SHBA-ve mbi kombin e Amerikës Jugore dhe një krize të thelluar politike në vend, pasi Venezuela është duke luftuar inflacionin e trefishtë.
Në takim kanë marrë pjesë edhe ministrat e jashtëm të dy vendeve.
Sipas zyrës së Presidentit turk në takimin e dytë është diskutuar për bashkëpunim mes dy vendeve.
Maduro po vizion Turqinë pas një turneu në Rusi dhe Bjellorusi, ku u diskutua për zgjerimin e lidhjeve ushtarake me ish-kombin sovjetik.
Në shkurt të vitit 2016, Erdogan vizitoi Kilin, Perunë dhe Ekuadorin, ku edhe u diskutua për lidhjet tregtare mes Turqisë dhe Amerikës së Jugut./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...