Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro po promovon një ilaç “magjik” kundër koronavirusit, e cila sipas tij nuk ka efekte anësore.
Megjithatë, shkenca nuk e mbështet teorinë e tij, transmeton portali arbresh.info
Maduro zbuloi Carvativir, një medikament oral për të cilin ai pretendon se është testuar tek pacientët në një spital të Karakasit dhe një qendër sportive të përdorur si një spital i përkohshëm për të trajtuar pacientët me Covid, shkruan Reuters.
Droga kaloi nëntë muaj studim, testim, aplikim klinik mbi njerëz shumë të sëmurë që ishin në aparate për frymëmarrje dhe ne arritëm t’i rikuperonim ata, tha Presidenti i Venezuelës gjatë një transmetimi televiziv.
Ai e përshkroi lëngun si “pika të mrekullueshme të Jose Gregorio Hernandez”, një mjek venezuelian që jetoi në shekullin e 19-të dhe i cili u shpall i bekuar nga Kisha Katolike Romake vitin e kaluar, pa renditur përbërësit e saj aktivë.
Ministria e Shëndetësisë atje nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me deklaratën e tij.
Mjekët deklarojnë se Carvativir bazohet në trumzë, një bimë që është përdorur në mjekësinë tradicionale për shekuj, por efekti i së cilës në trajtimin e koronavirusit nuk është përcaktuar./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...