Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro ka konfirmuar se qeveria e tij po diskuton me figura të larta në administratën Trump.
Duke folur të martën, Z. Maduro tha se bisedimet kishin nisur prej muajsh, transmeton portali arbresh.info.
Njoftimi vjen javë pasi SHBA vendosi sanksione gjithëpërfshirëse që synojnë rritjen e presionit ndaj Presidentit Maduro për të hequr dorë.
SHBA është një nga më shumë se 50 kombe që nuk e njohin atë si udhëheqës legjitim të Venezuelës.
Duke folur në televizion, Z. Maduro tha: “Ashtu siç kam kërkuar dialog në Venezuelë, kam kërkuar një mënyrë në të cilën Presidenti Trump me të vërtetë dëgjon Venezuelën”.
Presidenti Trump konfirmoi të martën se administrata e tij ishte “duke biseduar me përfaqësues të ndryshëm të Venezuelës”.
“Unë nuk dua të them kush, por ne po flasim në një nivel shumë të lartë,” tha presidenti amerikan./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030