Kryeministri i shumë sulmuar Oleksiy Honcharuk ka ofruar dorëheqjen pas skandalit ku ai shante pikëpamjet “primitive” të presidentit në ekonomi.
Por presidenti Volodymyr Zelenskyy refuzoi të pranojë kërkesën për dorëheqje të Honcharuk, transmeton portali arbresh.info.
Një njeri, zëri i të cilit ngjason me atë të Honcharuk, dëgjohet në tre audio-incizime të postuara në YouTube këtë javë, të cilat pretendojnë se janë regjistrimi i bisedave midis kryeministrit dhe zyrtarëve të financave, përfshirë ministrin e financave.
Honcharuk, një avokat 35-vjeçar që u bë kryeministër i Ukrainës në gusht, dyshohet se ka thënë: “Zelenskyy ka një kuptim shumë primitiv të ekonomisë”, dhe dëgjohet gjithashtu duke përshkruar veten “një laik” në çështjet ekonomike.
Zelenskyy më herët tha se ai do të “konsiderojë” dorëheqjen.
Verkhovna Rada, dhoma e ulët e parlamentit të Ukrainës – e mbizotëruar nga partia Zelenskyy Shërbëtori i Popullit – u mblodh të premten për të diskutuar dorëheqjen.
Pas takimit, Zelenskyy refuzoi ofertën e dorëheqjes./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...