Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, tha të hënën se kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin por se ndjehej mirë ndërkohë që infektimet janë shtuar në vend.
“Pavarësisht të gjitha masave të izolimit, unë kam rezultuar pozitiv në test”, tha Zelenski në Facebook.
Lideri 42 vjeçar tha se kishte temperaturë 37.5 por se ndjehej mirë. Ai do të vetëizolohej dhe do të vazhdonte të kryente detyrat e tij po ashtu. “Pjesa më e madhe e njerëzve e hedhin pas shpine Covid-19 dhe unë do ta kaloj këtë po ashtu”, tha ai. Shefi i zyrës së Zelenskit, tha po ashtu se edhe ai ishte prekur nga koronavirusi.
Në qershor, bashkëshortja e Zelenskit u shtrua në spital pasi u prek nga virusi por u shërua shpejt. Të shtunën, ish vendi sovjetik me 40 milionë banorë, raportoi një shifër rekord prej 10746 infektimesh të reja. Ukraina, javën e shkuar, vendosi gjoba për ata që refuzonin të mbanin maskë në vende publike.
Zyrtarët kanë kritikuar publikun e gjerë se po injoron rregullat e distancimit social dhe kufizime të tjera anti virus duke kërcënuar se do të rikthejnë izolimin që u hoq në qershor. Në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit, vendi po shqyrton mundësinë e aplikimit të një izolimi të pjesshëm në fundjava, me vetëm bizneset e dosmosdoshme të hapura. Zelenski është më i fundit në një varg të gjatë liderësh botëror që preket nga virusi, mes të cilëve, presidenti amerikan, Donald Trump, kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidenti Andrzej Duda i Polonisë.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...