Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksyy, është shfaqur nga Kievi.
Ai ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në mediat sociale, pasi SHBA i ofroi atij ndihmë për evakuuim, transmeton portal arbresh.info
Zelenskyy ka theksuar se ai do të qëndrojë në Ukrainë.
“Nuk do të dorëzojmë armët”, tha ai, shkruajnë mediat nga Ukraina.
“Ka shumë informacione të rreme në internet që i bëj thirrje ushtrisë sonë të lërë armët dhe se ka evakuim,” tha ai kundër një sfondi të Shtëpisë Gorodetsky të Kievit.
“Unë jam këtu, ne nuk do të dorëzojmë armët, do të mbrojmë shtetin tonë.
Forcat ruse tashmë kanë hyrë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ndërsa është raportuar për luftime të ashpëra gjatë natës./arbresh.info/
https://twitter.com/nexta_tv/status/1497452651767734275
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...