Presidenti i Ukrainës i kërkoi parlamentit norvegjez më shumë sanksione ndaj Rusisë, ndërsa lufta e Moskës kundër Kievit hyri në ditën e saj të 35-të, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Sanksionet janë mjeti i vetëm për të nxitur Rusinë që të kërkojë paqen”, tha Volodymyr Zelenskyy në parlamentin e Norvegjisë përmes video-lidhjes.
“Jam i sigurt se vendi që jep çmimin Nobel në baza vjetore e kupton më shumë se çdo vend tjetër se çfarë do të thotë paqe dhe sa kemi nevojë për të”, shtoi Zelenskyy, duke iu referuar çmimit prestigjioz të paqes që jepet nga komisioni pesanëtarësh i emëruar nga parlamenti norvegjez.
Duke bërë thirrje për “pako sanksionesh” të prezantuara çdo javë, Zelenskyy tha: “Sa më të forta do të jenë pakot e sanksioneve, aq më shpejt do të rikthejmë ritmin”.
Duke vënë në dukje se ai është “mirënjohës ndaj Norvegjisë që iu bashkua” sanksioneve të BE-së, ai u bëri thirrje gjithashtu norvegjezëve dhe kompanive evropiane “të mos e ndihmojnë këtë makinë lufte e cila tashmë ka shkatërruar dhe vrarë mijëra njerëz tanë dhe ka shkatërruar dhjetëra qytete”.
Ai kërkoi gjithashtu ndalimin e anijeve ruse që përdorin portet evropiane.
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt, ka hasur në zemërim ndërkombëtar, ku BE-ja, SHBA-ja dhe Britania, ndër të tjera, kanë zbatuar sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës.
Të paktën 1.179 civilë janë vrarë dhe 1.860 janë plagosur në Ukrainë, kurse shifra e vërtetë mendohet të jetë shumë më e lartë, sipas OKB-së.
Më shumë se 4 milionë ukrainas kanë ikur gjithashtu në vende të tjera, kurse miliona të tjerë janë zhvendosur brenda vendit, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët.
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...