Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy sfidoi të martën homologun e tij rus, Vladimir Putin për ta takuar atë në rajonin Donbas të Ukrainës lindore për bisedime mbi përfundimin e konfliktit atje dhe zbutjen e tensioneve midis dy shteteve.
Kievi dhe Moska kanë lënë fajin tek njëra-tjetra për përplasjet në rritje në Donbas, ku trupat ukrainase kanë luftuar forcat e mbështetura nga Rusia në një konflikt që Ukraina thotë se ka vrarë 14,000 njerëz që nga 2014, raporton “Reuters”.
Ukraina, aleatët e saj perëndimorë dhe NATO e kanë akuzuar Rusinë për një grumbullim “provokues” të trupave në kufirin lindor të Ukrainës dhe në Krime. Rusia nga ana e saj akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për “aktivitet provokues” në rajonin e Detit të Zi.
“Z. Putin: Unë jam gati të shkoj edhe më tej dhe t’ju ftoj të takoheni kudo në Donbasin ukrainas, ku ka një luftë,” tha Zelenskiy.
Ukraina dëshiron t’i japë fund konfliktit përmes diplomacisë por është e gatshme të mbrojë veten nëse sulmohet, shtoi ai.
“A e dëshiron Ukraina luftën? Jo. Por a është Ukraina e gatshme për luftë? Po.”/arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...