Presidenti i Turqisë është takuar me udhëheqësin e Kuvajtit për të diskutuar mënyrat për t’i dhënë fund krizës diplomatike mes Katarit dhe katër vendeve fqinje.
Recep Tayyip Erdogan udhëtoi të dielën mbrëma në Kuvajt për bisedime me emirin e vendit, sheik Sabah Al Ahmed Al Sabah, i cili ka ndërmjetësuar mosmarrëveshjen, transmeton portali arbresh.info
Më parë ai ka zhvilluar bisedime edhe me mbretin e Arabisë Sauditë, ndërsa të hënën do të udhëtojë drejt Katarit.
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahreini prenë lidhjet dhe lidhjet e transportit me Katarin në fillim të qershorit, duke e akuzuar atë për mbështetjen e ekstremistëve. Katari ka mohuar akuzat dhe mosmarrëveshjen e sheh sit ë motivuar politikisht./Arbresh.info
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...