Presidenti i Surinamit merr 20 vjet burg për vrasje

10:42 | 30 Nëntor 2019
Arbresh.info

Presidenti i Surinamit Desi Bouterse është dënuar me 20 vjet burgim për ekzekutimin e 15 kundërshtarëve politikë më 1982.

Bouterse, 74-vjeç, është në një vizitë zyrtare në Kinë dhe do të ketë dy javë kohë për të apeluar verdiktin, transmeton portali arbresh.info.

Ai është shpallur fajtor për planifikim dhe urdhërim të ekzekutimit jashtëgjyqësor të 15 të burgosurve politikë.

Presidenti i ka mohuar më parë akuzat.

Ai pretendoi se viktimat, të cilët përfshinin avokatë, udhëheqës të sindikatave dhe gazetarë, u qëlluan ndërsa po përpiqeshin të shpëtonin një kështjellë të epokës koloniale në Paramaribo, kryeqyteti i vendit të Amerikës së Jugut.

Bourtese drejtoi Surinamin gjatë viteve 1980 si kryetar i një qeverie ushtarake dhe udhëheqës de fakto.

Ai mori detyrën si president në vitin 2010, pas zgjedhjeve demokratike dhe u zgjodh për një mandat tjetër në 2015./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme