Presidenti i Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, ka ikur në Maldive herët të mërkurën, në një prelud të mundshëm të dorëheqjes së tij, pas protestash të gjera kundër krizës më të keqe ekonomike të vendit të në dekada.
Si president, Rajapaksa gëzon imunitet nga arrestimi dhe besohet se ai donte të largohej para se të jepte dorëheqje, në mënyrë që mos të mund ta ndalonin kur të mbetej pa pushtet.
Ai, gruaja e tij dhe dy truprojat ishin katër pasagjerët në bordin e një avioni ushtarak Antonov-32 që u ngrit nga aeroporti kryesor ndërkombëtar i Sri Lankës, thanë burimet e imigracionit për AFP.
Me të mbërritur në Maldive, ata u çuan në një vend të pazbuluar nën shoqërimin e policisë, tha një zyrtar i aeroportit në kryeqytetin Male.
Shri Lankasit e buzëqeshur përsëri mbushën korridoret e rezidencës zyrtare të presidentit pas largimit të tij të mërkurën.
“Njerëzit janë shumë të lumtur, sepse këta njerëz grabitën vendin tonë”, tha nëpunësi civil në pension Kingsley Samarakoon, 74 vecar. “Ata kanë vjedhur shumë para, miliarda dhe miliarda”.
Demonstruesit protestojnë brenda ambienteve të pallatit presidencial, pasi Presidenti Gotabaya Rajapaksa u largua, në mes të krizës ekonomike të vendit.
Protestuesit në Shri Lankë, që gjatë fundjavës hynë në pallatin presidencial dhe dogjën shtëpinë e kryeministrit, kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit dhe kryeministrit.rel
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...