Presidenti i sapozgjedhur i Brazilit, njëkohësisht përfaqësues i ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro tha se nuk kishte asnjë pikë që e bënte të ruante marrëdhëniet diplomatike me Kubën, pasi kjo e fundit shkel të drejtat e njeriut, ndaj nuk duhej bërë biznes me ishullin e drejtuar nga komunistët.
Në një intervistë botuar të premten nga gazeta Correio Braziliense, Bolsonaro kritikoi programin Mais Medicos (More Doctors), nëpërmjet të cilit 11,420 mjekë kubanë punojnë në pjesët e varfra ose të largëta të Brazilit.
Ai tha se 75 për qind e pagave të mjekëve i është paguar qeverisë së Kubës, por sërish fëmijët e mjekëve nuk u lejuan të bashkoheshin me ta në Brazil, duke përmendur rastin e një mjekeje, tre fëmijët e të cilës qëndrojnë ende në Kubë.
“Kjo është vetëm torturë për një nënë. A mund të mbajmë marrëdhënie diplomatike me një vend që i trajton njerëzit e saj në këtë mënyrë?”, tha presidenti i sapozgjedhur i Brazilit, në intervistën e tij për gazetën e njohur.
Bolsonaro tha se programi, i filluar nga ish presidenti i majtë Dilma Rousseff për të ofruar kujdes mjekësor në zonat ku mjekët brazilianë nuk donin të shërbenin, mund të vazhdojë, por mjekët kubanë duhet të marrin pagën e tyre të plotë dhe të kenë fëmijët e tyre me vete.
Bolsonaro, i cili u zgjodh javën e kaluar, merr detyrën më 1 janar dhe ka premtuar ndryshimin më të madh në politikën e jashtme braziliane në dekada.
Ai do të kërkojë marrëdhënie më të ngushta me Shtetet e Bashkuara dhe konfirmoi të enjten se ai ka në plan të ndjekë vendimin e presidentit Donald Trump dhe të çojë ambasadën e Brazilit në Izrael, në Jerusalem./tch
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...