Përmes një letre urimi për vitin e ri, presidenti rus i ka thënë presidentit amerikan se është i hapur për dialog për një numër të madh temash. Presidenti Trump e kishte anuluar takimin me Putinin gjatë samitit “G20” në Argjentinë për shkak të rrëmbimit të anijeve ukrainase nga Rusia.
“Presidenti Putin theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë faktori më i rëndësishëm për sigurimin e stabilitetit strategjik dhe sigurisë ndërkombëtare. Ai konfirmoi se Rusia është e hapur për dialog me SHBA-në me një agjendë të gjerë të çështjeve”, thuhet në njoftimin e Kremlinit.
Në një letër tjetër dërguar presidentit sirian, Bashar al-Assad, ai premtoi se Rusia do ta vazhdojë mbështetjen për qeverinë siriane dhe popullin e saj për ta luftuar terrorizmin dhe për ta mbrojtur integritetin territorial.
Presidenti rus iu dërgoi letra urimi edhe udhëheqësve tjerë botërorë, përfshirë kryeministren britanike, Theresa May, kryeministrin japonez, Shinzo Abe dhe presidentin kinez, Xi Jinping, shkruan “The Guardian”
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...