Presidenti i rrëzuar i Nigerit kërkon ndihmën e SHBA-së pas puçit

08:14 | 4 Gusht 2023
L G

ërthyer në këtë shtet, në perëndim të Afrikës, prej rrëzimit të tij.

Të enjten, liderët e puçit kanë njoftuar se do t’i tërheqin ambasadorët shtetërorë nga Franca, SHBA-ja, Nigeria dhe Togo.

Përmes një deklarate televizive, ata kanë thënë se detyrat e këtyre katër ambasadorëve kanë “përfunduar”.

Disa orë para marrjes së vendimit, ambasadori i Nigerit në SHBA, Kiari Liman-Tinguiri, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se ushtria “duhet të reflektojë” dhe “ta kuptojë se kjo aferë nuk do të ketë sukses”.

Rrugët e qytetit Niamej në Niger, pas puçit.

Nigeri është prodhues i madh i uraniumit – produktit jetik për centralet bërthamore – dhe gjendet në territor kyç të migrimit mes Afrikës Veriore dhe Mesdheut.

Në thirrjen e tij, Bazoumi ka paralajmëruar se lidhja e liderëve të puçit me grupin mercenar rus Wagner, i cili operon në shumë vende tjera të rajonit, shihet si shtrirje e ndikimit të dëmshëm në Niger.

“I gjithë rajoni qendror i Sahelit mund të bjerë nën ndikimin rus, përmes grupit Wagner, terrori brutal i të cilit është shpërfaqur plotësisht në Ukrainë”.

Së fundi, shumë mbështetës të puçit në Niger janë dëgjuar duke bërë thirrje pro-Rusisë dhe kanë qenë të veshur me ngjyra të flamurit rus.

Puçi është dënuar në nivel ndërkombëtar, përfshirë SHBA-në, Bashkimin Evropian dhe Francën – që dikur e ka pasur Nigerin koloni./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme