Presidenti i ri i Zimbabvesë kërkon heqjen e sanksioneve

23:18 | 14 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Presidenti ti ri i Zimbabvesë kërkon heqjen e sanksioneve

Presidenti I ri I Zimbabvesë ka kërkuar që të hiqen sanksionet duke thënë që po e paralizojnë ekonominë e vendit, shkruan rt, transmeton arbresh.info.

Presidenti Emmerson Mnangagwa ka thënë që do të bëjë gjithçka që ka në dorë që zgjedhjet e vitit të ardhshëm të jenë të drejta dhe pa parregullsira.

Mnangagwa ka marrë mandatin pas dorëheqjes së Robert Mugabe i cili ka qenë 37vite në fuqi.

Sfida e parë e Mnangagwa është që të tërheqë investitorë të huaj në vend dhe të rindërtojë ekonominë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme