Humbja e Gert Wildersit në Holandë e frenoi hovin e populizmit, por nuk dihet sesa do të përsëritet edhe në Francë qëndrimi i votuesve pro establishmentit.
Për presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani, vetëm një strategji mund të zbatohet në rast se pushtetin e merr Fronti Nacional; ajo është të reagosh përpara popullit. t’i japësh përgjigje, të zgjidhesh problemet e papunësisë, emigracionit, terrorizmit.
“Ne duhet ta kuptojmë përse qytetarët votojnë për këto parti. Nëse ka shqetësim, atëherë është e qartë se ata duan t’u dërgojnë një mesazh politikanëve dhe partive të tjera. Prandaj është e rëndësishme të fokusohemi tek problemet dhe jo tek forcat politike populiste. E pamë që në Holandë nuk fituan. Përse ndodhi kjo? Po sepse Kryeministri i dha popullit disa përgjigje konkrete”, tha Tajani për Euronews.
Tajani preku edhe çështjen e të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor, Europën Lindore dhe Turqi. Ai kujtoi se në Shqipëri, Bjellorusi, Maqedoni, Moldavi e Malin e Zi ka patur raste kur gazetarët janë penguar në punën e tyre dhe vëren ngërçe me minoritetet.
“Për fat të keq, pavarësisht përpjekjeve tona të forta dhe mbështetjes nga Europa, kemi vënë re se situata nuk po përmirësohet. Në fakt, raporti i komisionit për 2016-n tregon se nuk ka përparim në asnjërin nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor sa i takon lirisë së shprehjes. Shqetësimin më të madh në këtë drejtim përbën Turqia”, shtoi kreu i PE-së. Kam qenë vetë gazetar, u shpreh Presidenti i PE-së dhe e di sa e rëndësishme është të kesh liri në punën tënde.
Ai kërkoi lirimin e menjëhershëm të gazetarit gjermano-turk të Die Welt dhe atë të dhjetra reporterëve të tjerë të ndaluar në mënyrë të padrejtë.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...