Parlamenti Letonez ka zgjedhur Presidentin e parë në botë që është hapur homoseksual.
Edgars Rinkevics u zgjodh nga legjislatura me 100 vende të Saeima për të shërbyer një mandat katër-vjeçar si kreu i shtetit të tyre. Ai do të inaugurohet më 8 korrik.
Ai ka qenë kryediplomati i vendit që nga viti 2011 dhe ka marrë 52 vota – një më shumë se sa kërkohet.
Rinkevics deklaroi në vitin 2014 se ndihem ‘krenar që jam homoseksual’, raporton metro.co.uk.
Pas votimit, ai shkroi në Twitter se ishte ‘i nderuar dhe i përulur’ nga vendimi i parlamentit dhe u zotua ‘t’i shërbejë mirë popullit të Letonisë’.
Rinkevics, 49 vjeç, shërbeu – midis posteve të tjera – si sekretar shteti në ministrinë e Mbrojtjes dhe punoi si gazetar në Radion Letoneze në vitet 1990.
Si ministër i Jashtëm, ai ka gëzuar popullaritet të lartë në mesin e letonezëve për shkak të qëndrimit të ashpër ndaj Rusisë dhe mbështetjes së palëkundur për Ukrainën që është nën pushtimin e Moskës.
Presidenca e Letonisë është kryesisht një post ceremonial dhe kreu i shtetit vepron kryesisht si një ‘opinionist’ dhe figurë bashkuese në vendin ku pothuajse një e treta e banorëve flasin rusisht.
Presidenti përfaqëson Letoninë jashtë vendit, vepron si komandanti suprem i forcave të armatosura, formalizon projektligjet në ligj, emëron kryeministrin dhe ka të drejtë të shpërndajë Parlamentin.
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...