Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, tha të enjten se kishte humbur disa të afërm nga koronavirusi, i cili deri më tani ka marrë shumë jetë në Meksikë.
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, Lopez Obrador, i cili disa herë është përballur me kritika të rënda për trajtimin e tij të pandemisë, u pyet gjatë një konference të rregullt për shtyp në lidhje me njoftimet në media se një nga kushërinjtë e tij ishte shtruar në spital pas kontraktimit të koronavirusit.
“Po. Po, kam të afërm që janë të sëmurë. Fatkeqësisht, të afërm që kanë humbur jetën”, ka thënë ai.
Lopez Obrador, i cili ka mërzitur kritikët me hezitimin e tij për të veshur një maskë për fytyrën, nuk tha se cili nga të afërmit e tij kishte vdekur nga COVID-19.
Siç shkruan më tej Reuters, bëhet fjalë për njeriun i cili në fillim të pandemisë, minimizoi ashpërsinë e virusit, duke inkurajuar njerëzit të përqafojnë njëri-tjetrin dhe të vazhdojnë të dalin jashtë.
Ai më vonë ndryshoi qasjen, por kritikët kanë frikë se qeveria po rihap ekonominë para se të kontrollojë virusin.
Ndryshe, Meksika ka raportuar më shumë se 360,000 të prekur me coronavirus, vendi i shtatë me më së shumti globalisht dhe më shumë se 41,000 vdekje.
Ajo ka numrin e katërt të vdekjeve në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Britanisë së Madhe.
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...