Google ADS

Presidenti i Koresë Jugore viziton Kinën, shkak Veriu

22:18 | 6 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in do të vizitojë Kinën gjatë javës së ardhshme, ku pritet të bisedohet kryesisht për Korenë Veriore dhe çështje të tjera.

Njoftimi erdhi pasi një përfaqësues i nivelit të lartë i Kombeve të Bashkuara zhvilloi bisedime me një zyrtar të lartë të Koresë së Veriut gjatë një udhëtimi të rrallë në Phenian, shkruan afp, transmeton portali arbresh.info

Jeffrey Feltman, nënsekretari i përgjithshëm i OKB për çështjet politike, arriti të marten në Phenianinm ku diskutoi me zyrtarë koreano veriorë për çështje me interes të përbashkët dhe shqetësim”.

Sipas një deklatarë të lëshuar nga presidenca e Koresë Jugore, Moon do të “kërkojë zgjidhje paqësore me Korenë Veriore”.

Koreja Veriore ka ngritur tensionet në mbarë botës, pasi në fillim të muajit testoi një nga raketat më të fuqishme balistike ndërkontinentale, e cila përfundoi në ujrat japoneze./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme