Presidenti i Komisionit Evropian i dehur në samitin e NATO-s? (VIDEO)

08:36 | 13 Korrik 2018
Arbresh.info

Duket se samiti i NATO-s ishte shumë i vështirë për liderët e botës, e më së rëndi duket ta ketë përjetuar presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Juncker në disa raste nuk mundte ta mbante balancin dhe është dashur që disa herë ta mbajnë për t’u mos u rrëzuar, shkruan portali arbresh.info.

Por nga veprimet duket se ai ishte i dehur, e kjo ka ngritur pyetje se mos presidenti i KE-së ka probleme me pirjen.

Ai një veprim të ngjashëm kishte bërë edhe në vitin 2015 kur bënte veprime të çuditshme, shpërndante shuplaka e qeshte me secilin, ai madje e kishte quajtur kryeministri hungarez Viktor Orban ‘diktator’./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme