Presidenti kinez, Xi Jinping mund të mos marrë pjesë në samitin eliderëve të G20 në Indi javën e ardhshme, sipas burimeve të njohura për Reuters.
Dy zyrtarë indianë, një diplomat me bazë në Kinë dhe një zyrtar që punon për qeverinë e një vendi tjetër të G20 thanë se kryeministri Li Qiang pritet të përfaqësojë Pekinin në takimin e 9-10 shtatorit në Nju Delhi.
Zëdhënësit e ministrive të jashtme të Indisë dhe Kinës nuk kanë dhënë një deklaratë.
Samiti në Indi ishte parë si një vend ku Xi mund të takohet me presidentin amerikan Joe Biden, i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, pasi dy superfuqitë kërkojnë të stabilizojnë marrëdhëniet e acaruara nga një sërë tensionesh tregtare dhe gjeopolitike.
Xi u takua për herë të fundit me Biden në margjinat e samitit të G20 në Bali, Indonezi nëntorin e kaluar./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...