Presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, është renditur në vendin e parë të listës së përvitshme të “njerëzve më të fuqishëm në botë”, publikuar të martën nga revista ekonomike amerikane, “Forbes”.
Në listën e “njerëzve më të fuqishëm në botë për vitin 2018”, Xi Jinping pasohet nga Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, në vend të dytë dhe nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në të tretin.
Zyrtarët e “Forbes” bëjnë të ditur se kjo listë me 75 personat është përgatitur duke marrë parasysh aftësitë ndikuese të këtyre emrave tek njerëzit dhe efektivitetin e përdorimit të burimeve financiare dhe të pushtetit që ata zotërojnë.
Ajo që spikati në listën e 2018-s ishte ngjitja e presidentit kinez në vendin e parë duke lënë pas homologun e tij rus, më i pushtetshmi i klasifikimit të revistës “Forbes” në 4 vitet e fundit.
Më poshtë vijojnë emrat e 10 njerëzve më të fuqishëm në botë sipas kësaj liste:
1. Presidenti i Kinës, Xi Jinping
2. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin
3. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump
4. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel
5. Themeluesi i kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos
6. Lideri shpirtëror i botës katolike, Papa Françesku
7. Themeluesi i kompanisë “Microsoft”, Bill Gates
8. Princi Trashëgimtar i Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman
9. Kryeministri i Indisë, Narendra Modi
10. Bashkëthemeluesi i kompanisë “Google”, Larry Page
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...