Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Hassan Rohani të Iranit.
Presidenti i Këshillit Evropian së pari shprehu ngushëllimet e tij për rrëzimin e aeroplanit PS752, transmeton portali arbresh.info.
Për tensionet në rajon, Presidenti Michel përsëriti se BE është e gatshme të zbatojë angazhimin e saj me të gjitha palët në mënyrë që të qetësojë tensionet.
Pas deklaratave të djeshme, Charles Michel shprehu shpresë se nuk do të ketë përpjekje të mëtejshme për të rritur tensionet në rajon që çojnë në përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme.
Presidenti iranian deklaroi se Bashkimi Evropian gjithmonë ka luajtur një rol stabilizues dhe të përgjegjshëm në rajon dhe se Irani është i gatshëm të vazhdojë një bashkëpunim të ngushtë me BE.
Marrëveshja JCPOA ishte një arritje e rëndësishme pas dhjetë vitesh bisedimesh të mëdha ndërkombëtare dhe mbetet një mjet i rëndësishëm për stabilitetin rajonal.
Presidenti i Këshillit Evropian i bëri thirrje Presidentit iranian që të shmangte paraqitjen e veprimeve të pakthyeshme.
BE ka interesat dhe vizionin e saj. Charles Michel insistoi që Unioni do të zbatojë rolin e tij në një nivel ndërkombëtar në bashkëpunim të ngushtë me shtetet anëtare./arbresh.info/
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...