Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, ka premtuar një goditje pa kompromis ndaj demonstruesve në vend, duke u thënë forcave të sigurisë se duhet “të përdorin forcë vdekjeprurëse pa paralajmërim” kundër protestuesve që ai i quajti “banditë dhe terroristë”.
Qetësia relative është kthyer në Almaty, qytetin më të madh të Kazakistanit dhe qëndrën e trazirave të fundit, shkruan Guardian, transmeton portal arbresh.info
Gjatë protestave të dhunshme janë shkatërruar shumë objekte, janë djegur shumë makina dhe janë grabitur një numër i madh dyqanesh.
Policia u kthye në rrugët qendrore për herë të parë që kur përleshjet u shndërruan në të dhunshme dhe protestuesit pushtuan ndërtesat qeveritare. Ushtria kishte mbyllur një shesh ku u zhvilluan përleshje në fillim të javës dhe herë pas here dëgjoheshin të shtëna.
Ministria e Brendshme ka thënë se 26 protestues u vranë në përleshjet, si dhe 18 persona nga policia dhe forcat e sigurisë.
Më shumë se 3,800 njerëz ishin arrestuar, tha ministria.
Në një fjalim televiziv të premten, Tokayev tha se ai personalisht kishte dhënë urdhrin për të përdorur forcën vdekjeprurëse ditët e fundit dhe gjithashtu fajësoi “të ashtuquajturat media të lira” për ndihmën në nxitjen e trazirave.
Duke premtuar se goditja do të vazhdonte, Tokayev tha se kishte krijuar një grup të posaçëm për të gjurmuar protestuesit e dhunshëm. Ai pretendoi se “të gjitha kërkesat e bëra në një formë paqësore janë dëgjuar”, por dukej se hodhi poshtë një pjesë të madhe të protestuesve si kriminelë, duke thënë se “20,000 banditë” ishin përfshirë vetëm në Almaty. Kjo sugjeroi që një operacion në shkallë të gjerë mund të nisej për të gjuajtur të tjerët./arbresh.info/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...