Presidenti i rajonit autonom të Katalonjës, Quim Torra, ka bërë thirrje për bisedime me qeverinë spanjolle pas protestave masive të së premtes kundër burgosjes së nëntë separatistëve katalonas.
Protestat kanë vazhduar për të pestën natë me radhë dhe janë përcjellë me përleshje të dhunshme mes policisë e protestuesve.
Duke folur të shtunën në mëngjes, Torra përsëri e dënoi dhunën e ditëve të fundit, duke shtuar: “Dhuna nuk ka qenë asnjëherë flamuri ynë”.
Ai bëri thirrje për zhvillim të bisedimeve me qeverinë spanjolle për të gjetur, siç tha ai, një zgjidhje demokratike dhe një rrugë politike për të dalë nga kriza e shkaktuar nga vendimi i Gjykatës Supreme për dënimin e liderëve katalonas.
Presidenti rajonal është kritikuar për reagimin e vonuar për ta dënuar dhunën dhe për përkrahje të mosbindjes publike para se t’i dërgonte forcat policore që ta shuajnë atë.
Thirrja e tij për bisedime erdhi dy ditë pas propozimit për mbajtje të referendumit për pavarësi të Katalonjës si kundërpërgjigje për dënimin e liderëve katalonas, shkruan “The Guardian”.
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...