Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, ka mbërritur në Islamabad për një vizitë treditore të hënën, gjatë të cilës ai synon të bisedojë për një sërë çështjes me autoritetet në kryeqytetin e Pakistanit, thanë zyrtarët.
Vizita e tij është pjesë e përpjekjeve nga Islamabadi dhe Teherani për t’i ndrequr marrëdhëniet, pas mosmarrëveshjeje në janar, kur të dyja palët kryen sulme hakmarrëse ndaj caqeve militante, të cilët u akuzuan për sulmimin e forcave të sigurisë.
Raisi u mirëprit në aeroportin e Islamabadit nga zyrtarët pakistanezë.
Gjatë qëndrimit të tij në Islamabad, Raisi do të takohet me homologun e vet pakistanez, Asil Ali Zardari dhe me kryeministrin Shehbaz Sharif.
Sipas Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, të dyja palët do të bisedojnë për një sërë çështjes “për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe për ta zgjeruar bashkëpunimin në fusha të ndryshme, përfshirë në tregti, energji dhe bujqësi”.
Pakistani dhe Irani do të bisedojnë edhe për zhvillimet rajonale dhe botërore, thuhet në komunikatë.
Vizita e Raisit vjen pak kohë pasi Irani e sulmoi Izraelin, duke iu hakmarrë për një sulm izraelit në Siri, ku u vranë dy gjeneralë iranianë në ndërtesën e konsullatës iraniane.
Pakistani është në mesin e vendeve që nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Izraelin, për shkak të çështjes së shtetësisë palestineze./Radio Evropa e Lirë/
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?