Google ADS

Presidenti i Indonezisë ndjek hapat e Dutertes: Vritni të gjithë dilerët e drogës

00:20 | 23 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Presidenti indonezian Joko Widodo ka urdhëruar oficerët e policisë që të vrasin të gjithë tregtarët e drogës.

Pas kësaj deklarate i menjëhershëm ka qenë krahasimi i tij me Presidentin Filipinas, Rodfrigo Duterte, transmeton portali arbresh.info

“Ju kam thënë, të jeni të vendosur, veçanërisht me tregtarët e huaj të drogës që hyjnë në vend dhe i rezistojnë arrestimit. Vrisni ata. Mos kini mëshirë”, ka thënë Presidenti indonezian.

Presidenti tha se këtë urdhër është duke e dhënë sepse beson se vendi i tij është duke u përballur me një ‘emergjencë’ kur është fjala për trafikimin e drogës.

“Ne jemi në një situatë emergjente”, tha ai.

Deklarata e tij vjen pas jehonës që bëri Presidenti Duterte, pasi zgjodhi mënyrën më brutale për të pastruar vendin nga tregëtarët e drogës. Që nga urdhëri i Dutertes për të zgjidhur problemin e drogës në mënyrë të dhunshme, në Filipine janë vrarë mijëra njerëz që tregtonin dhe konsumonin drogë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme