Google ADS

Presidenti i Guatemalës i shpëton atentatit

22:50 | 31 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Presidenti i Guatemalës, Alejandro Giammattei, i shpëtoi pa lëndime një atentati ndaj tij në veri të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave të rajonit, Giammattei u shënjestrua nga persona të paidentifikuar gjatë një shëtitjeje pune në qytetin Huehuetenango.

Autoritetet thanë se Giammattei shpëtoi i padëmtuar, por personat pranë tij u plagosën.

Mediat vendase raportuan se ndaj delegacionit të presidentit u hap zjarr gjatë kthimit dhe se ka pasur përplasje pasi truprojat janë kundërpërgjigjur.

Autoritetet kanë nisur një hetim në shkallë për të hedhur dritë mbi sulmin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme