Presidenti i Francës, Emannuel Macron refuzoi tre ndihmës për të mbajtur ombrellën në ngjarjen para Pallatit Elysee.
Teksa kryeministri sllovak, Igor Matoviq po fliste me gazetarët përpara se të takohej me presidentin francez, një ndihmës iu afrua Macronit dhe i dha një çadër të zezë. Udhëheqësi francez mori çadrën dhe e hapi mbi mysafirin sllovak, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info
Pas kësaj, Macronit iu afrua një ndihmës tjetër, por presidenti i bëri me gjest se nuk kishte nevojë për atë.
Kur të dy zyrtarët mbaruan duke iu drejtuar gazetarëve dhe u kthyen përsëri në Pallatin Elysee, një ndihmës ushtarak iu afrua atyre, i cili ofroi të merrte ombrellën e Macronit.
Presidenti e injoroi dhe vazhdoi të mbante çadrën për Matoviqin. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...