Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka kërcënuar se personat e pavaksinuar do të arrestohen nëse nuk i binden urdhërit për të qëndruar në shtëpi.
Filipinet kanë parë një numër në rritje të personave të infektuar me Covid gjatë tre muajve të fundit, transmeton portal arbresh.info
Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Duterte tha se do t’u kërkonte udhëheqësve të komunitetit të kërkonin njerëz të pavaksinuar dhe të siguroheshin që ata të mos largohen nga shtëpitë e tyre.
“Nëse kjo deklaratë shkon në vesh të shurdhër, atëherë ata që dalin nga shtëpia do të arrestohen”, tha ai.
Infeksionet ditore të koronavirusit në Filipine janë më të lartat që nga 26 shtatori me 17,220 raste të reja të enjten, tha ministria e shëndetësisë, përfshirë ato të shkaktuara nga varianti omicron.
Shifra, më shumë se tre herë më e lartë se të martën, e solli numrin e përgjithshëm të infeksioneve mbi 2.88 milionë, me më shumë se 51,700 vdekje, numri i dytë më i madh i të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid-19 në Azinë Juglindore pas Indonezisë.
“Unë jam përgjegjës për sigurinë dhe mirëqenien e secilit qytetar”, tha ai.
Në fund të vitit të kaluar, 49.8 milionë njerëz nga një popullsi totale prej 110 milionë banorësh, ishin vaksinuar. Personat e pavaksinuar që jetojnë në Manila lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye të nevojshme.
Presidenti filipinas është i njohur për retorikën e tij luftarake. Personat që refuzuan të vaksinohen vitin e kaluar u kërcënuan me burgim ose Ivermectin, një ilaç antiparazitar që përdoret për të trajtuar kafshët.
Deklaratat e tij të fundit pasqyrojnë shqetësimet e qeverisë pasi ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë se një rritje e infeksioneve me Covid-19 mund të rëndojë edhe një herë sistemet shëndetësore të vendit./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...