Presidenti i Çekisë, Milos Zeman ka kërkuar falje për përfshirjen e vendit të tij në sulmet ajrore të NATO-s gjatë luftës së Kosovës 1999. “Dua ta shfrytëzoj këtë rast për të kërkuar falje për bombardimin e ish-Jugosllavisë,” tha Zemani të martën gjatë një vizite zyrtare të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Pragë.
Zeman, i cili shërbeu si kryeministër midis viteve 1998 dhe 2002 para se të merrte detyrën e presidentit në vitin 2013, tha se vendi i tij ishte “i fundit” në kuadër të NATO-s që dha miratimin për fushatën.
76-vjeçari Zeman, i cili është përballur me protesta në vendin e tij për afërsinë e tij me Rusinë, shtoi se vendi i tij kishte kërkuar me”dëshpërim” partnerë brenda aleancës për të kundërshtuar fushatën, por në fund dështoi.
“Ishte mungesë guximi,” tha ai. “Me këtë lutje falje, unë zgjidha traumën time të kahershme, sepse pendimi është çlirues. “E thashë këtë dhe shpëtova shpirtin tim”.
Serbët “do të jenë gjithmonë mirënjohës”
Vuçiçi tha se serbët “do të jenë gjithmonë mirënjohës” ndaj Zemanit për faljen e tij.
Nga marsi i vitit 1999, NATO bombardoi për tre muaj objektiva në Jugosllavi, në mënyrë që të ndalonte dëbimin e popullsisë shqiptare nga Kosova nga trupat e liderit serb Slobodan Millosheviç. Ishte operacioni i parë në historinë 50-vjeçare të aleancës kundër një shteti sovran.
Vuçiç tha se serbët do të “ishin gjithmonë mirënjohës” ndaj Zemanit për kërkimin e faljes. “Fjalët që tha ai për bombardimet nuk janë thënë kurrë më parë,” tha Vuçiçi.
Në luftën e Kosovës midis viteve 1998 dhe 1999 u vranë më shumë se 13.000 vetë.
Gazeta konservatore e Pragës “Lidove noviny” shkroi të mërkurën:
«Kërkimi i faljes nga Zemani nuk mund të rishkruajë historinë …Askush nuk do të vinte bast me asnjë cent se kërkimi i faljes do të çojë në një katarsis – njësoj si mund të thuhet për faljen e dikurshme të Vaclav Havelit ndaj gjermanëve të dëbuar të Sudeteve.”
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...