Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro vazhdon të kundërshtojë thirrjet nga zyrtarët shëndetësorë që kërkojnë të parandalojnë tubimet që mund të përhapin koronavirusin, duke postuar video të vetes duke mbledhur turma të vogla në disa lagje në kryeqytetin e Brasilia.
Që nga fillimi i shpërthimit të virusit, Bolsonaro ka minimizuar rreziqet e COVID-19, duke e quajtur atë si një “grip i lehtë” që kërcënon kryesisht të moshuarit. Ai ka urdhëruar që ata të izolohen, por përndryshe ka theksuar nevojën për të mbajtur në funksion ekonominë e Brazilit. Ai është përleshur me disa guvernatorë të shtetit që kanë vendosur masa karantine, të tilla si në Sao Paulo dhe Rio de Janeiro.
“Virusi është këtu, ne duhet të përballojmë atë. Përballuni me atë si një burrë, jo një djalë!” Bolsonaro iu tha mbështetësve jashtë rezidencës së tij të dielën. “ Të gjithë do të vdesim një ditë.”/arbresh.info/
Trumpi thotë se takimi me Putinin po organizohet
Media italiane: Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nu...
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai