Presidenti i Brazilit negativ në COVID-19

22:25 | 25 Korrik 2020
Arbresh.info

Gjatë javëve të fundit, presidenti Jair Bolsonaro 3 herë rezultoi pozitiv në koronavirus.

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, sot tha se ka testuar negativ për koronavirusin e ri (COVID-19), pasi disa javë qëndroni në karantinë pasi u infektua me këtë virus.

Bolsonaro tre herë gjatë dy javëve të fundit rezultoi pozitiv në testin për COVID-19, përfshirë edhe diagnozën fillestare më 7 korrik.

Në një postim në Twitter, Bolsonaro tha se rezultati i tij i katërt i testit ishte negativ, me një fotografi të tij që mbante një kuti hidroksilklorinë, të cilën ai e ka vazhdimisht e ka theksuar si ilaç efektiv, pavarësisht se nuk ka prova shkencore.

Presidenti brazilian është përballur me reagime të ashpra për shkak se ka minimizuar kërcënimin e COVID-19, duke e quajtur sëmundjen një “grip të vogël”.

Qasja e këtillë e administratës së tij edhe ndaj masave parandaluese ka bërë që Brazili të bëhet epiqendra e përhapjes së sëmundjes në Amerikën Latine.

Me mbi 2,28 milionë të infektuar dhe mbi 85.200 raste të vdekjeve, Brazili është vendi i dytë i goditur në botë pas SHBA-së./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme