Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka akuzuar akuzat se ka tentuar të minimizoj situatën aktuale të koronavirusit në vend duke mos i treguar të dhënat e sakta.
Qeveria kishte ndaluar raportimin e vdekjeve dhe rasteve kumulative të koronavirusit, pasi Bolsonaro është akuzuar se ata nuk pasqyronin gjendjen aktuale të pandemisë në Brazil.
Gjykata Supreme, më pas detyroi ministrinë që të publikoj të dhënat e sakta.
Gjatë një video lidhje direkte në Facebook, Bolsonaro tregoi se numrat janë publikuar edhe pse me vonesë. Ai për këtë vonesë fajësoi ministrin e përkohshëm të Shëndetësisë Eduardo Pazuello, i cili thotë se po ndryshonte mënyrën e paraqitjes së të dhënave për të qenë më i saktë.
“Ata thanë që ne donim të fshihnim gjithçka, filluan të na krahasonin me Venezuelën, me Korenë e Veriut dhe me vendet e tjera komuniste. Askush nuk dëshiron të fsheh numrat e saktë,” tha Bolsonaro./arbresh.info/
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Vrasja në Florida të ShBA-së, dyshohet se çifti që humbi jet...
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht në kom...
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...